Friday, December 15, 2006

ylbere poetike




Adem Abdullahu u lind në Shipkovicë të Tetovës. Punon mësues në vendlindje. Shkruan poezi dhe prozë. Ka filluar të botojë që nga viti 1985 nëpër revista e gazeta të kohës.
Është pjesëmarrës në shumë konkurse letrare dhe fitues çmimesh. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë në Maqedoni. Ka të botuara këto vepra:
ECJA VERTIKALE - poezi, Naim Frashëri, 1993 Tiranë.
ARADHA E SHKRONJAVE - poemë për fëmijë, 1994 Tetovë.
DETI DHE KULLA - skica, tregime e përralla, 1996 Tetovë.
LOTËT E LULEVE - poezi, 1997 Tetovë.
KATI I TRETË - tregime për të rritur, 1999 Tetovë.
BUKURIA PËR DHEMBJE - prozë, 1999 Tetovë.
TRIDHJETË E GJASHTË KALLËZIME E NJË
PËRRALLËZ - kallëzime popullore, 2000 Tetovë.
TË TRETË - pjesë skenike për fëmijë, 2002 Tetovë.
TOKË E DASHURI - poezi për të rritur, 2003 Tetovë, është libri i nëntë i autorit.
BREG LIQENI - 2005 libri i dhjetë.















Adem Abdullahu
BREG LIQENI

Tetovë 2005

Biblioteka
Ylberi


Redaktor
Aqif Isaku













Adem Abdullahu
BREG LIQENI















Ylberi plus
Redaksia e botimeve
T e t o v ë
2005


Recensente

Mardena Kelmendi
Hake Gega

Ilustrimet:
Asie Beqiri

Kopertina
Alban Abduli

Botimin e ndihmoi materialisht
Ministria e Kulturës e R.M.

© I takon Botuesit dhe autorit





NUK KE FAJ

Nuk ke faj që je e krijuar
Vetëm për dashuri.
As ndjenjat tua…

Dhimbja zgjatën mike
Për gjithçka je e zonja
Por ke ndërgjegje të ngurrtë.

Mes nesh ka gjithçka!
Madje dhe kryevepra ka.
Po miqësi?…

Ah, ky sentimenti i pandreqshëm.
S’të them gjë tjetër pos të vërtetës.

Unë i lodhur, Ty kurreshtare.
Ndaj gjithnjë jam i dashuruar
Në të metat tua të mrekullueshme.

E di pse më mungon lumturia?!
Se të dua vërtetë.
Gjithçka që më dhe i kërkon nga ca!




KAPAKËT

Hap kapakët e librit tonë
Shfleto faqet një nga një

Ndoshta ende s’është vonë
T’më thuash gjithçka u bë!



RRUGA E LUMTURISË

Fshehtësia qëndron
Tek ndryshimi
Tek mrekullia e së resë
Rruga që çon nga amshimi
Nuk arrihet duke fshirë me fshesë.


Rrugë e re e jetës
Gjithherë s’ka befasi
Mrekullinë e të vërtetës
Atë hyjni të dashurisë
Zgjuarja e ndjenjës së jetës.


LULEPRANVERA

Nëpër buzët e tua
Rrëshqet ëmbëlsia e mjaltit.

Në fytyrën tënde
Lulëzoi lulepranvera.

Aman moj kur të shoh…
Shpirti më dridhet.

Dhe ja kështu
Ditët kalojnë një pas një

E unë s’di nga të nisi
E ku pikë të vë…



JETA

Paqe.
Liri.
Dashuri.

Është jeta…




PIMË DASHURINË

Çdo ditë e më shumë
pijmë gotën e dashurisë.
Ikin mike ditët si lumë
e ne rrimë pranë lumturisë.

Pi ti, ke hise më shumë,
sa s’është shterrur e kulluar.
Mua s’më nginë i dashurisë lumë,
lerë me një gotë e mallkuar.


Gjithçka në jetë ikë e lëvizë,
…ai lëng i derdhur rrëke
shndërrohet në zemër me shtizë
bëhet jetë, këngë, hare…



FLASIN

Di që flasin keq mike.
Por mos harro:

As dielli me nxehtësinë që ka
Gjithë Tokën
S’e ngroh përnjëherë.



8.PANGOPËSIA

Kokëdhembja vazhdon.

Jam shumë i lodhur.
Në cilën hije - më tha mikja -
po pushon?

Zoti si duket të ka dashur
Më shumë se mua!

Ti më do përkohësisht.

Je i mire, por dashuria
të shtynë të bëhesh i mërzitshëm,
i pangopshëm! – E mbylli celularin…




KËNDO BASHKË ME TË

Shpirti shoqe moj
është një…

Si rriten drunjtë dhe lulet?!

Do bësh kopsht…

Në atë kopsht një lule,
një pemë…
Një çerdhe shpendi…

Po ta mësosh kopshtin
si të rrojë - do bësh mëkat.
Do ta zhdukësh,
se ai është origjinal,
nuk e duron torturën...

Po ta mësosh pemën
si të çelë e si të rritet,
do të thahet, do fiket.
Se nuk e duron torturën…

Po ta mësosh shpendin
- si të këndojë,
ai do heshtë…

Nuk do këndojë më.


Ai ia thotë një kënge
Këngës së lirisë!
Asnjë tjetre…

Po me poetin?


Poeti ia thotë të njejtës këngë…
Po të pëlqeu…,këndo bashkë me të.
As ai s’e duron torturën…

Është si shpendi…



PRITJA

Pritja…!

…!
Kjo pjesë e madhe
e jetës:

Pres kafenë e mëngjesit
Pres në radhë të blej gazetën

Pastaj ushqimet e ditës
Pres orën e fundit të mësimit

Pastaj drekën dhe pijen e pasdrekës
Pres mekanikun t’riparojë veturën

Dhe ca punë të tjera në zyrë
Pres po si jo

Pres shokët që masin kohën
Me “paradreke” dhe “mbasdreke”

E kjo mund të zgjasë me orë…
Pres dashamirët

Të më cingërrojnë në telefon
Borxhlinjtë e shumtë

Pres darkën dhe ca gjëra të tjera
Pres kompjuterin të kryej
Operacionin e dhënë…

Pres ditën e nesërme
Me pritje të shumta…



KËTË ORË

Këtë orë
mu tani,
ç’më kaplo
një mrekulli.

Shpirti më tha
vetë mos rri,
e fto miken
për shoqëri.

Ajo largë
ka degdisur.
Unë i lodhur.
Ç’jam braktisur?!

Ndaj e ftoj
me mallë,
derisa shpirti
të më dalë…




AQ SHUMË

Aq shumë
Ëndërrova për ty
Sa më je fluide…

Vallë kam
Ende kohë
Të përkëdhel
Atë trup të gjallë

T’ia puthë
Ato buzë atë gojë
Ku del ai zë i ëmbël
Që i shtrenjtë është
Për mua…



MË THA

- S’dua të jem - tha
e para mikeshë
që ta kujtosh,
por dua të jem
e fundit që
do harrosh…

- Dhe unë moj
jam aty,
e përfill këtë thënie
me shumë dashuri.

Hapi dyert e shpirtit
që bujshëm të hy…




TI MË JE

Ti më je vërtet
Libër

Ndaj jij e lumtur
Se je në duart e mia

Shtrihu e flej me mua
Qetë qetë

Ëndërro…





NUK

Nuk humbem zemër
Kollaj
Se të kam ty
E të kujtoj

Je engjëlli im
I mrekullisë…

Me flatra më vjen
Veç për një puthje

Kur jam në gjumë
Më lë gjurmët në faqe

E…!
Ikësh padiktueshëm…



JO

Mos loto zemër
Se më plagos…

Krenohu dhe më
Se atëherë
Dal i buzëqeshur

Ndjeje prekjen time
Se të ringjall ajo

Tako ëndërrën
Çmendu nga dashuria




NUK HARROJ

…!
Dhe flej…

Lexo dhe vargjet
Mos pyet veten
Se ku jam

S’të harroj dot Ty




TEK AI LUMË

Dhe unë të pres
moj e uruar,
bashkë me yjet
në udhëtim…

Atje tek ai lumë,
ku këmbyem puthjet,
me lule shumë…




MENDOJ

Edhe për mua mesnatë.
Vetmia më vret.
Mendoj…, leçisë,
pyes zemrën!

Ajo më përgjigjet:
thotë se do Tënden.

Ndaj hidhërimin
godas me shqelma,
si një mish të egër.

Atëherë ndjej nga afër
afshin e buzëve tua,
mrekullinë e gishtrinjve
mbi gjeografinë
time të brishtë…




TË SHKRUAJ

Të shkruaj moj
më shumë se një letër,
nuk më dhimbset
as fleta, as ngjyra…,
as shpirti !…

Jam zjarr,
por dhe ty prush.

Vështirë ndahet
prushi nga zjarri!



E DI

E di o shpirti
im vetë.

Dhe kësaj
i thonë jetë…

Kështu thonë bëjnë
dashnorët e vërtetë…

Dhe nën Diell
dhe nën Hënë,

buzët e mia
në tuat zënë…!




FLEJ

Flej zemër, flej.
Ëndërro paskaj.

Jeta ka hidhërime,
ndaj një çast
vlen shumë …

Puthmë, miklomë,
ashtu si di ti,
bëmë moj bëmë
mrekulli…

E di që shpirtin
e ke oqean
e plot mall,

e di që zemra të rrah
kur s’më kë pranë…




DHE…

Dhe kur s’të kam afër
ti në mua je!

Flej qetë.
Se rri zgjuar për ty…

Ashtu ndjej ngrohtësinë
e buzëve të tua,
frymëmarrjen , dihatjen…

Ah moj, mollë e ftua…
Ndjej butësinë
o shpirt i llastuar,
trupin tënd duke mikluar.




GJUMI

Më duaj dhe në gjumë
dhe zgjuar…,

se të dua shumë,
ëndërr duke m’u kujtuar.

Të të dhuroj dua
puthje pranverore,

se Ty në mua
do jesh prore.



S’MUNDET KUSH

Të shkruaj më shumë
moj se një mijë letra,

pritesa me mua s’ka punë,
shpirti im flet me vepra…

Jam moj jam zjarr,
por dhe ty moj prush,

s’kanë ç’na bëjnë ato fjalë
t’na ndajë moj a mundet kush?!





TË JAP FJALËN

Fjalën zemër ta jap:
kurrë s’do ndërtoj

konstrukt të praptë,
se shumë të dashuroj…

Puthjet tua i kam
moj i kam në buzë,

më djegin si zjarr
e më bëjnë shpuzë.

Me to unë e shuaj
këtë zjarrmi,

me to moj jetoj,
ç’më bëre zemër ti ?!



ZEMËR

E di që shpirtin
e ke plot bukuri,

flasish me mallë,
këndshëm plot qesëndi.

Dhe mua zemra moj
më vibron…,

kur s’të kam afër
shpirti më mallkon.

Atëherë kur s’të kam pranë
gjithçka përreth vorbull më shkon!




KËSHTU

Përmes vargjeve
moj lulëzoi miqësia,

nga fjalët shtalbore
erdhi mrekullia…

Rrugë e gjatë shpirt
sa i bukuri lumë…,

puthjen e parë
moj si duket e prunë…

Kështjellë e dashurisë
shpirtin themel ka,

sytë e tu të zjarrtë
më djegin sa s’ka…





POROSI

Era ndjen
rrahjen e zemrës,

lumja ty moj
bukur ecën rërës…

Lumit i vjen
era kujtime,

dua moj të të sjelli
ca kuptime…

Të të sjelli si hije
- porosi dashurie…




PRANË

Po moj po
qofshë e uruar,

të t’kisha pranë
do t’kisha pushtuar…

Ndaj të jap fjalë
e të jap besë,

se do të puthja
deri kur t’bjerë vesë.

Rri dhe ti, se rri unë
me shumë shpresë…




AJO

Ajo që ma mori
moj gjumin,

më mrekulloi,
më qetësoi trurin,

ky shpirt ato flokë
e ato fjalë,

më japin forcë,
më shtojnë mallë…

Këto vargje
vijnë nga shpirti,

gjëmojnë urtë,
kurrë s’degdisin…




JEPMU

Të kam shpirt
moj kulumbri,

më thuaj zemër
ç’të thonë ata sy?

Jepmu engjëllushë
me shpirt e zemër,

ah këto fjalët moj
shpojnë si vemëz…

Aman moj
kjo dhembje shpirti,

më thuaj të lutem,
më trego si nisi?!


UNË

Dhe kur rrezon dielli
dhe kur bie shi,

nën hijen e kujtimeve
tua zemër rri…



KËSHTU

Kështu e ka jeta,
kur thua se u humba,

unë vi sikur bleta,
s’më pengon gjemba.

Kur rri e kujtohesh
tek unë të sjell kujtimi,

s’ke pse shqetësohesh,
aty më ke si amshimi.





SHKUNDU

Tundu shkundu
paçë uratë,

derdhmi shpirtit
dashurinë dhuratë.





ËNDËRR

Ëndërr e netëve të gjata,
mëngjes dhe kafe,

më je zjarr dhe zemër,
dreka dhe më shumë je…

Më je shpirt-oqean,
vërtet ti më je ajo,

që më shporr ankthin
më shfaqesh kudo.





ZEMËR

E di zemër
se më kujton,

kjo e shkreta zemër
moj tënden e fton…

Kënaqësi më t’madhe
moj jo nuk ka,

i lumtur është
ky shpirt që të ka.

Flej zemër sonte,
flej qetë,

mendoj për ty
e vi me fletë…




TË DHASHË

Gjithçka moj të dhashë
që kur sytë tu pashë,

më dhe puthjen me zemër,
fale gjoksin,m’zgjove penën.

Ndaj të puthë pambarim,
burrërisht me afshin tim,

se ndryshe nuk bën,
do kisha bërë krim…




MESNATË

Mesnatë është
dhe për mua terr,

shoqërim moj
më bën vetmia,

mendimet kullosin
në skëterrë,
për ty moj më vret largësia.



PRANË TË RRI

Dhe mua kështu si ti
ndjenjat më janë përzi.

Por të kam loçkë,zemër
e shpirt përherë…

Këto nuk janë vargje,
janë moj dëshmi,

ndaj kur je largë,
pranë, pranë të rri…


GJITHÇKA

Gjithçka në jetë
ikë-lëvizë

dhe ai lëng
i derdhur rrëke,

shndërrohet në zemër
me shtizë,

bëhet pikë gjakë,
moj sugare…




PRITMË

Pritmë moj pritmë,
thuamë se më do,

bëlbëzomë pa britmë
me afsh miqësie jeto.

Yjet dhe lumi janë jeta!
Dhe mërzitem nga ca,

lulet më janë e vërteta,
puthjet më shërojnë pra!



POEZITË

Poezitë ah poezitë,
Ty moj më je rritë…

Të kam më shumë se poezi,
ajo është pak, sa ndjej për ty!




DHE KËSHTU

…Dhe kështu fjala
thonë nxjerr fjalën,
e fjalosemi hala
kush dot s’na ndalën…

Ndaj në kokë diç
më tha e më feksi,
kështu thashë s’bën hiç
sidoqoftë preteksti…

U shikuam në sy
shtizat i premë,
të dua thashë Ty
s’kemi ku vemë….

Atëhrë dhe asaj
sytë i vezulluan,
më tha më pastaj,
aman or vitet na shkuan!…




KËSHTU MË NDODH…

Kështu më ndodh
dhe hera të tjera,

kur unë hesht e s’fol
zemërohet e mjera.

Ndaj në brendi
gjëmon e bubullon,

shikon vëngërr në sy
e pè nuk më lëshon…

Dhe prapë jam
unë ai i pari,

që s’dua dhunë,
ikë nga zjarri…

Kështu them ndodh
ku ka zjarr, dashuri,

hidhërimi merr zjarr
shndërrohet n’përkdheli.




BREG LIQENI


Valët e liqenit ngriten,
përplasen e përpëliten.

Rëra poshtë nën ne,
rrinte zgjuar, s’donte të fle.

Ai gur i bregut e lisi,
tregonin rrënjë fisi…

Lëvizte gjithçka në thellësi,
thoshte diçka për lashtësi…

Ndaj sodit moj bukuri dhe Ty
këto visare plot histori - dashuri…



MASA

Dashuria zemër
Nuk matet në peshore
Ajo nuk duron kantar

Nuk e duron formulën
E pjesëtimit e shumëzimit

Ajo njeh ritmin e zemrës
Njeh ngrohtësinë…
Shpirtin…



LULE E PËRQAFIM

Të pres të vish me padurim
Të pres moj për shën valentin

Të kujtojmë puthjen e parë
Pranë lumit në ujëvarë

Të t’dhuroj lule e përqafime
Të ta jap moj jap zemrën time

Të pres të vish me padurim
Të pres moj për shën valentin


BUKURI E DASHURISË

S’ka bukuri
Mbi bukurinë e dashurisë…
Ajo është jeta
Vetë…

Lumturia e rrëmbimi
Ajo është vetë
Gëzimi…

Dy zemra shndërruar në një
Të plotë

Dy shpirtëra

Bashkon rrugët
Elumturisë mike

Na ngjet në lartësitë
E lartësive të mëdha


SHËN VALENTINI

Që në lashtësinë romake
Kur ujqërit ulurijnin pyjeve,
Sipas legjendës së vjetër,
Njerëzit lutnin zotërat
Për largimin e tyre.

Pikërisht më 15 shkurt
Ky rit në festë pranverore
u shndërrua …

Vajza e djem aty takoheshin
Por perandori ndaloi fejesat
Atë ditë.

Për hit të Romës luftarake
Që mos t ëngelte pa ushtarë lufte.

Kurse prifti Valentin
Shpërfilli urdhërin perandorak
Në llogari të të dashuruarve.

Vazhdoi kurorëzimin fshehurazi
Në kishë…

Kështu ra kurban i dashnorëve!
U dënua me vdekje
Për thyerje urdhëri…

Për respekt të Valentinit
Festa u zhvendos një ditë para

Më 14 shkurt
Në emër të të dashuruarve…


MERITOSH

Padyshim mike
meritosh më shumë llafe.

Ajo që të thashë
qe fillimi…

Nesër kulmi…
Në botën tjetër amshimi.

Le të rrojë shën valentini.



EDHE KUR S’MË PYESIN

Dhe kur s’më pyesin
Cilën dua
Mendoj për ty

Dhe kur jam vetëm
Në mendje më rri

Vajta e erdha gjithsesi
Dhe unë si ti…

Mendja më vajti mu tek ty
Kështu bëj në vazhdimësi

Deri kur kokën të vë
Mbi krahëror - mbi ty.

Ditën e mirë - të puthi…


BUZËT MË TËREN


Kur mendoj për ty
Krejt mallë
Më mbushet shpirti

Zhytem në det lotësh
Kujtoj puthjet ankthet
Buzët më teren

Më ledhaton një dorë
Vetmie…
Më përkëdhelë ftohtë


Koha më vret kujtimin


MË MERR
ËNDËRRËN

Po…!
Ti je ajo
E vërteta…

Ti je ajo
Që më heq
Mërzinë…

Ti je ajo
Që më shporr
Hidhërimin

Ti je ajo
Që më merr
Ëndërrën…

Ti je ajo
Që më shqetëson

Ti je ajo
Që natën
Ma zapton…



MAJAT

Trupi yt i hedhur
E floku i artë

Fjalët tua t’ëmbla
Më japin forcë
Të ngjitem majave


Kështu kalojnë
Ditët
Mendimet…Netët

Gjumë s’më lënë
Shfletoj fotot
Gjithnjë jam me ty

SIRENAT…

Kur shkel mbi rërë
moj këmba jote,
vijnë shikimet sërë sërë,
vijnë moj hirëplote…

Vashë moj trupi jot
kur puthë valën,
sirenat e kanë kot
hijeshinë dot s’ta marrën.

Vashë kur ti ecën
E hedh shikimin…,
gojëhapur oj mbesin,
thonë:paç moj trimin...!


DËSHMO

Se nuk je hidhëruar
Dëshmo
Duke shkruar
Një poezi

Dëshmo

Të paktën
Më thuaj një tingull
Një fjalë më thuaj

Po deshe t’mos ikë
Po deshe t’mos dal

Thuaj moj…
Thuaj një fjalë



HUMBJA

Humbja e dashurisë
Zemër
Është dhe humbje
E mbështetjes…

Humbja e dashurisë
Shpirt
Është humbje e mbrojtjes
Nga rreziqet

Shtylla ë humbjes
Së dashurisë
Është ligësia -
Ndërgjegjia e ndyrë….


NUK FLE…

Netë të tëra rri
meditoj pa gjumë,
kështu gjithandej
bota moj ka shumë…

Me gazeta e libra
më iku një jetë,
duke shkruar vargje
- shkarravitur fletë…

Unë i pagjumi
ngado që të ikë,
në skaj të botës
do ta gjej një mik…

Njerëz që nuk flenë
ende ka në botë,
ndaj, ku do që të vej
aty do gjej shokë…

Netë të tëra rri
meditoj pa gjumë,
kështu gjithandej
bota moj ka shumë…

DESHA

Desha zemër moj
të të puthja sot…,
si duket je alergjike
s’më puth as n’mot.

Ndaj një vështrim,
të paktën një fjalë
do më ngushëllonte
mendja t’mos më dal.

Dobësi e kam t’shkretën,
falma, mos ngurro…,
se kjo më gjason
me shprehjen ”shko”!

E di shumë mirë
se kam dobësi…,
shpirt afër teje
prore dua të rri…

Në kraharorin tënd
kokën dua ta vi…



FJALA

Shpirt fjalën “shko”
s’ma thua kurrë,
se do duhej zemrën
ta bëje gur…


Andaj rri i qetë,
e ç’kam nuk e di,
pres puthjet të vijnë,
të vijnë bashë me ty…







KUR VENDOSA

Mua ç’më ndodhi
e ç’më bëri vaki,
vendosa t’blej një gitar,
por bleva sharki…

Thashë me vete
do bëhem këngëtar,
si shokët e mi
që kam në mëhallë.

Bëra një kasetë
të bukur me kompjuter,
habitem dhe vetë
-sa bukur zëri më del.

Kënaqësia prej këngëtari
jo nuk përfundon këtu,
kërkesat me porosi
në radio patën vluuu…

Ndaj mora kurajo,
vetes i thashë: përpara,
se nuk ka këngëtar
që me mua bën gara.!…

Lavdia ime
prej këngëtari të ri,
pas disa ditësh
u tret e u fshi…

Dhe kështu unë
si i shkathët që jam,
lashë këngëtimin,
dola n’tjetër anë…

Fillova të dal
gjithandej në çarshi,
rrija me intelektualë
dhe shkoja në xhami.

Atje unë
mora shumë lavdi,
dëgjoja të devotshmit,
mësova filozofi…

Ndaj fillova të shkruaj
o për mrekulli…
Për një natë shkrova
një roman me poezi…

Shkrova dhe shumë sende,
të mrekullueshme-befasi,
por nuk di as vetë,
a bëjnë pjesë në ndonjë gjini!?

Nuk zgjati jo shumë
kjo fama ime,
ndaj fillova t’merrem
me aktrim-recitime…

Edhe si aktor
qeshë goxha i shquar,
recitoja kudo
- ftuar e paftuar!

Mendova se këtu
veten mirë e gjeta,
por këtu më ndërhyri
shoqja ime – e shkreta.

Kur u hidhërua ajo,
e dini se ç’më tha?
-Ç’llomotit more ashtu,
ç’bën si budalla!?

Eee, thashë me vete,
ashtu më qenka shkruar,
zanatet përditë
unë për t’i ndërruar!

Dhe fjalën të shoqes
nuk ia bëri - dy,
që nga ajo ditë
hyra në parti…


Dhjetor 2004


PARA ZGJEDHËSVE

Veshur ish me kat
këmishë e kollare,
mbajti një fjalim
na çmendi fare…

Na jepni votën
vendosur ai tha:
-jemi më të mirët,
bukën kush s’na e ha!

Për ju kemi bërë,
do bëjmë ende…,
na jepni votën,
t’u tregoj një mesele.

Ne gjithnjë flasim,
ore flasim pak,
por punojmë shumë,
mos na hyni n’hak.

Siç na e keni dhënë…,
na e jepni dhe sot,
se votat tuaja
do duken në mot…

Mos u dukshin sot,
duken një vit pas.
Na e jepni votën -
askush t’mos u ngasë.

Këtë ua them
me plot përgjegjësi,
hasmit e dikurshëm
i kemi n’qeveri…

Ndaj dhe një herë
zëshëm apeloj,
na e jepni votën
para se të shkoj…!

24 shkurt 2005



NGA LARG

Një puthje prush
Ta dërgoj nga larg

O shpirt…

Mermë në kraharorin tënd
Valë deti…

Mermë puthmë miklomë…
Ç’më ka marrë sikleti?!

Puthjet këto shtylla dashurie
Shikimet pranverë e saj

Fjalët kala…
Përkëdheljet tërmet.

Nga cila do pruhesh
O syri im vezullues!?




PËR DASHURINË MOJ…

M’u mbush shpirti përplotë
nga ajo puhizë e lehtë…,

ishte dita që kujtoj dhe sot
kur më erdhe si me fletë.

Mua veshët më qenë lëvarë
për zërin tënd moj kumbues,

bëj be moj m’u bënë ujëvarë
për tëndin timbër moj miklues.

Zemër e uruar sa kohë do kalojë
puthjhet tona për t’i shkrirë,

tregomë shpirt pa sehir…,
se trupi im do të vërshojë…

Do më marrë tatëpjetën,
Për dashurinë moj të vërtetën.



MALLË E MJEGULL

Mallshëm sonte po dëfrehemi,
ç’më dole para moj vetull zezë,

njëri-tjetrit nisëm t’i rrëfehemi,
për dashurinë moj lidhëm besë.

U ngjita në botën e mrekullisë,
domosdo ti më vije prapa…,

rendsha pas hijes e çiltërisë,
ngjiteshim majava të larta…

Dikur pluhuri ç’na kaploi,
botë e mrekullisë ç’u shua?

Hija e saj ç’mu përdëftua,
mjegulla ngadalë më mbuloi.

Dhe kështu dallgëve përpëlitem,
bashkë me te majave ngjitem…


PSE

Do ta bëj të pamundshmen:
burimet me ujë do t’i mbushë,

hënës një fjalë do t’i them…,
yjet do të i bëj prush…!

Të ndërroj stinën-t’bëjë ngrohtë,
emri yt më mbushë plotë poezi,

anise më je e largët dhe e ftohtë.
E shtangur moj pse po rri!?

Kështu emri yt më mbushën plotë,
nga dashuria i ngirë – do qaj!

Pa dashuri ç’të duhet kjo botë?!
Qaj dhe Ty moj pasandaj…


Ç’janë moj ato të qeshura?
A janë moj muza krahëpërveshura!?


HIJENAT

Zymtë…

Hijenat trishtuese
Gjithandej duken

Lëpijnë buzët
Skërmisin dhëmbët

Shtigje zënë – pusi
Dhe nuk ulërijnë më
Si dikur soji i tyre

Kanë ndërruar ngjyrë
Janë riveshur – (kameleon)
Me lëkurë stine

Vishen… por skrapëllojnë
Dhëmbët…lëpijnë buzët

Ndjekin viktimën e radhës
Turp…